K.F Vushtrria JO serioz!!!

Shkruan: Fazli Muharremi

 

Ky klub me traditë, ky klub i zemres. Ne që jemi vetëm simpatizantë dhe e dojmë klubin kemi drejt edhe të kritikojmë sepse nga kritikat ne duhet të mësojmë.

Edhe pse klubi ynë nuk arriti të hyjë në superligë, mund të themi se nuk na përcjelli fati edhe pse kishim lojtarë cilësorë, tani ajo kohë kaloi duhet të përqendrohemi se çka po ndodh sot.

Naser Imeri deklaroi se do të vazhdojë prap me klubin si kryetare, ishte diçka e mirë dhe u prit mirë nga sportdashësit dhe qytetarët, mirpo çka nuk shkoi mire!!!! Pasi të gjithë u dëshpëruan u ndin keq që nuk arritëm të jem në super ligë, Naser Imeri i ka dëshpëruar shumicën e qytetarëve dhe sportdashësëve me emerimin e Muhamet Dragushes si Drejtor sportiv , (ne jemi gazetarë dhe hulumtojmë ky është opinioni I shumicës së qytetarëve dhe sportistëve të Vushtrrisë). Edhe çka? Naser Imeri mund të thotë që ky është i duhuri !

Mirpo si duhet të jetë atmosfera në klub si mund të jetë disponimi qytetarë? Prap Naseri mund të thotë që kam besim te ky njeri? Besim mund të kesh edhe te shumë sportist të tjerë që me vite të tëra kan kontribuar në klubin e Vushtrrisë, mirpo qe po pajtohemi se Naseri e ka mirë që e ka ëmëruar këtë djalosh. Unë po e qes në pah vetëm një gjë. Disa lojtarë të cilët në kohët më të vështira kan luajtur në klubin tonë edhe pa pagesë dhe e kan dashur me zemer këtë ekip nuk i ka thirrurr fare në stërvitje, kur them fare kam arsye, si është e mundur që një drejtor sportive që i ka besuar Naser Imeri mos t’i thirrë fare këta lojtarë si Burim Sadiku, Bashkim Shala, Bajram Zuqaku, Dior Zabergja dhe të tjerët.

Është dashur t’i thërrasë t’i ulë në tavolinë e t’iu thotë të nderuar fulbollistë ju keni dhën kontribut për këtë klub keni bërë çmos që ky klub të mbijetojë ju jeni shëmbulli më i mirë se si duhet klubi i zemrës, mirëpo ne së bashku me kryesinë kemi mbajtë një takim dhe jeni dakorduar që ju më nuk mund të jeni pjesë e ekipit tuaj sepse edhe treneri nuk ju sheh në planet e veta. Dhe jam i bindur që secili e kish kuptuar situatën edhe nuk ishin ndier keq,sepse kjo ndodh në të gjitha klubet Evropiane dhe ballkanike, mirpo kjo se çka ka ndodhur që disa I ka thirrurr e të tjeret as që u interesua kjo i bjen që ky drejtori sportive është nje drejtorë që do të mundohet të vendosë një sistem të ri e jo sport.

Mirëpo kjo le të jetë si një shembull që të përmirësohet, këta lojtarë që nuk janë pjesë e ekipit, tani janë nda nga ekipi i zemrës pa ja afruar askush as një kafe dhe asnjë një fjalë për punën që e kanë bërë. Mirëpo ne e dojmë klubin por në momente të tilla të cilat na ulin kulturën sportive dhe na i nënçmojnë djemtë tanë të cilët ishin të mrekullueshëm në shumë sezone na bën të ndihemi keq dhe presim nga Naser Imeri që të dal me një sqarim pse Drejtori sportive dhe trajneri nuk i ka thirrur fare në zyre këta lojtarë që të ju tregoj pse nuk janë pjesë e ekipit. Në qoftëse nuk I thërret të gjithë lojtarët në një takim vllazëror unë do të jem kundër këtij drejtori sportive dhe haptas do të kërkoj dorëheqjen e tij.