Thuhet se Iblisi erdhi te Musai alejhi selam dhe i tha…

Thuhet se Iblisi erdhi te Musai alejhi selam dhe i tha…“Ti je ai qe Allahu e ka zgjedhur me dergesen e Vet dhe me te cilin ka biseduar, e une jam nje prej krijesave te Allahut. Dua te pendohem para Zotit tend, andaj pyete qe te me fale dhe te ma pranoje pendimin”. Musai u gezua per kete, dhe kerkoi qe t’i sjellin uje. Mori abdes dhe u fal aq sa ka dashur Allahu te fale. Pastaj tha: “O Zot, Iblisi eshte nje prej krijesave Tua dhe kerkon qe t’ia falesh, andaj falja”. Atehere i eshte thene: “O Musa, ai s’do pendohet“. Musai Vazhdoi “O Zot, ai lutet qe t’ia falesh“. Allahu atehere i shpalli: “O Musa, e pranova lutjen tende. Urdheroje te beje sexhde te varri i Ademit dhe do t’ia pranoj pendimin”. Musai i gezuar u kthye dhe ia percolli Iblisit ate qe i eshte thene. Iblisi kur e degjoi kete u zemerua dhe u be mendjemadh, mandej tha: “Nuk i kam bere sexhde kur ka gene i gjalle, valle, nje gje te tille ta bej pasi ka vdekur?!”Pastaj shtoi: “O Musa, ti me ndermjetesimin tend te Zoti yt, i ke merituar te t’i them tri verejtje. Te me kujton ne tre situata. Me kujto kur te zemerohesh. Une atehere qarkulloj ne zemren tende si gjaku. Me kujto ne fushebeteje. Kur njeriu ndodhet balle perballe me armikun, une vij dhe ia kujtoj gruan, familjen, pasurine dhe femijet, derisa ai te ike. Posaçerisht ruaju te ulesh vetem me gruan qe te eshte e ndaluar. Atehere une jam lajmetar i yt per te dhe lajmetar i saj per ty”.[Ebu Lejth es-Samerkendi, Tenbihul Gafilin]