Gruaja 92-vjeçare vret djalin e saj

Një grua amerikane, 92-vjeçare ka vrarë djalin e saj 72-vjeçar, pasi ka kundërshtuar që të dërgohet në shtëpi të përkujdesit, ka thënë Policia e Arizonës.

Anna Mae Blessing, e akuzuar për vrasje ka kundërshtuar synimet e djalit të saj për ta dërguar gruan në shtëpi të përkujdesit për ditë të tëra, thuhet në dokumentet e gjykatës.

“Ti më more jetën, kështu që unë po e marr tënden”, është raportuar të ketë thënë ajo teksa është larguar nga shtëpia e saj në Arizonë, në të cilën ka jetuar me djalin dhe të dashurën e tij.

Blessing i ka thënë policisë se ajo ka dashur të kryejë edhe vetëvrasje.

Incidenti ka ndodhur në mëngjesin e 2 korrikut në zonën Fountain Hills, është raportuar të ketë thënë policia lokale.

Djali i Blessing, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ka pasur qëllim të dërgojë nënën e tij në një shtëpi të përkujdesit, sepse është bërë “e vështirë jetesa me të”.

Policia ka njoftuar se nëna ka qëlluar djalin e saj me dy plumba, në qafë dhe fyt.

Blessing më pas ka drejtuar armën tek e dashura e djalit të saj, mirëpo ajo ka arritur t’i ndryshojë drejtimin armës.

Ajo është akuzuar për vrasje të shkallës të parë dhe kidnapim derisa pagesa për lirim me kusht i është caktuar të vlerë të 500 000 dollarëve.

Vizioni.info Author