Intervistë me Deniza Dërdovski, pianisten që po bënë karrierë të shkëlqyer në SHBA (Foto/Video)

Mbase jo shumë në numër, por ka edhe kombi shqiptar pianistë që i vlerëson bota! Një nga ato është Deniza Dërdovski. Kjo pianiste dhe pedagoge, përkundër moshës së njomë arriti të njihet më shumë në Azi, Amerikë dhe në Evropë sesa në vendin e saj!

Claude Debussy: “Feux d’artifice” from Preludes Book II (Deniza Dërdovski)

Ndoshta ngaqë herët u largua nga Prizreni ku kreu shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës “Lorenc Antoni” dhe kreu studimet e larta në “Konservatorin Shtetëror të Arteve të bukura Mimar Sinan” në Stamboll, për të vazhduar më pas edhe masterin në “Universitetin Qëndror të Muzikës” në Miçigan, SHBA.

VIZIONI.INFO: Konsideroheni një nga artistet më premtuese të së ardhmes në Kosovë. Kur keni filluar të merreni me muzikë?

DËRDOVSKI: Me muzikë kam filluar të merrem në moshen 9-vjecare, atëherë kur u regjistrova në shkollën e ultë të muzikës në Prizren.

VIZIONI.INFO: Si keni filluar t’i përkushtoheni kësaj fushe, ka qenë një dëshirë e planifikuar me kohë, apo ka rrjedhur spontan gjatë rrugëtimit tënd?

DËRDOVSKI: Që nga shkolla e ultë e muzikes, atëherë kur fillova të performoja nëpër koncertet kolektive si dhe më pas edhe me koncerte recitale, isha përkushtuar krejtësisht në këtë fushë. Gjithë energjinë dhe kohën time tani më e shpenzoja në ushtrimet e pianos. E dija që ky pasion në të ardhmen do të shndërrohej edhe në profesion.

VIZIONI.INFO: Konkretisht, cili është aktiviteti juaj, më sakt, cili është angazhimi konkret i juaji në muzikë?

DËRDOVSKI: Konkretisht jam duke kryer master në “Central Michigan University” (SHBA) ku edhe punoj si asistente. Masteri im është i koncentruar në performancë, si rrjedhojë e kësaj kam koncerte të shpeshta në kuadër të klasës së pianos, muzikës kamertale dhe orkestër. Përgjegjësitë e mija si asistente në këtë universitet janë të ligjëroj në orët e pianos si dhe të bëjë korepeticion.

VIZIONI.INFO: Jeni një pianiste e talentuar. Ku e keni mësuar fillimisht për piano dhe cilat vepra të mëdha i keni luajtur deri më sot?

DËRDOVSKI: Mësimet e para për piano i kam filluar në Prizren me prof. Indira Ҫipa. Profesoresha, me punen e saj të palodhshme, u bë udhërrefyesja dhe influenca më e madhe për mua deri në përfundimin e shkollës së mesme.
Që nga mosha e hershme, kam luajtuar vepra virtuoze. Edukimi im në këtë drejtim, ishte dhe ende vazhdon të jetë një proces shumë i gjatë, ku gjatë këtij rrugëtimi i kam studiuar gati se të gjitha etydat elementare teknike e virtuoze, ato Chopin e Lizst, shumë sonata të Beethoven, Haydn e Mozart, vepra nga periudha e barokut deri te ato kontemprane. Lista e repertorit tim pianistik ngase është shumë e gjatë, si e gjithë instrumentistëve që vijojnë edukim të lartë, mund t’i permendi disa më sfidueset, si: Koncertet për piano dhe orkestër; Mozart: d mol no. 20 K.466, Gershwin “Rhapsody in Blue”; Etydat Liszt-Paganini dhe ato transendentale, Chopin; Balada 1& 3, Debussy “Feux d’artifice”, Beethoven Sonatat opus 101 dhe 110, Rachmaninoff etydat opus 33 dhe Preludet…

VIZIONI.INFO: A merreni edhe me kompozime apo vetëm me ekzekutimin e veprave muzikore?

DËRDOVSKI: Me që kompozimi është drejtim në vete, profesionalisht nuk merrem me kompozim, perveç improvizimeve të vogla që bëjë kohë pas kohe.

C.W.Gluck – Minuet and Dance of the Blessed Spirits (Deniza Dërdovski)

VIZIONI.INFO: Shkollimin për muzikë ku e ndjekni?

DËRDOVSKI: Studimet universitare i kam përfunduar në Konsevatoriumin Shtetëror pranë Universitetit të Arteve të Bukura Mimar Sinan në Stamboll të Turqisë dhe tani kryej master në Central Michigan University – SHBA.

VIZIONI.INFO: Sa është e vështirë apo e lodhshme të merresh me muzikën?

DËRDOVSKI: Vështirësia në këtë profesion qëndron tek përkushtimi i plotë dhe vetëdiciplina që duhet ta posedojmë gjatë gjithë kohës. Është shumë e bukur kur kultivohet me punë të vazhdueshme, por është shumë e lodhshme kur nuk punohet vazhdimisht, nga që ngecja në muzikë manifestohet me humbjen e kondicionit dhe memories, dhe e gjithë puna që është bërë në një vepër muzikore kthehet sërish në fillim. Shpesh marr shembullin që ne instrumentistët jemi sikurse sportistët, duhet të trajnohemi vazhdimisht që të mbesim në formë.

BEETHOVEN , Sonata op 110 no 31(Deniza Dërdovski)

VIZIONI.INFO: Përveç angazhimit dhe kohës së madhe që merr muzika, çfarë ndjenje ju jep ajo kur i përkushtoheni vazhdimisht?

DËRDOVSKI: Përkushtimi dhe puna në instrument gjithmonë kurorëzohet me sukses. Edhe pse gjatë procesit të ushtrimit shpesh herë duket sikurse nuk përparon dhe nuk merr rezultat të menjëhershëm, por ky është një proces i gjatë mendor dhe fizik që kërkon përsëritje dhe detajizim. Andaj, çdo informatë dhe përjetim muzikor gjatë ushtrimit domosdo regjistrohet thellë në ndërdijen tonë dhe do të manifestohet me sukses gjatë performancës përfundimtare.

J.S.BACH, Prelude & Fugue in B flat minor no 22, WTC 1(Deniza Dërdovski)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *