Astronomja nga Vushtrria Pranvera Hyseni rrëfen për ndihmën që i ofroi humanisti z. Naser Imeri nga Ariani Company

Në fillim të këtij viti, pranova ftesë nga NASA që të vizitoj qendrën e tyre në Houston të Teksasit. Edhe pse e dija që do të jem në SHBA për të përfaqësuar Kosovën në konferenca tjera shkencore, shkuarja imë në Houston ishte e pamundur për shkak të kushteve financiare.

U detyrova të kerkojë donacione nga institucione dhe kompani, duke shpresuar që të më dalin në ndihmë e të realizoj vizitën time në NASA. Kërkova të takohem me drejtorin e kompanisë më të suksesshme të ndërtimit në Vushtrri “Ariani Company” z. Naser Imerin. Ai dhe stafi i tij aspak nuk hezituan, u takuan dhe u informuan për rastin nga ana ime. Aty për aty z. Naser Imeri ndau donacion nga xhepi i tij, duke më mbuluar gjithë udhëtimin në NASA e duke më uruar suksese mua dhe organizatës sime të Astronomisë. Për një moment u habita, sepse asnjëherë nuk kam hasur në persona kaq bamirës, madje nuk e prita se aq shpejt do të gjejë mbështetje.
Ndoshta për kompaninë e familjes Imeri kjo ka qenë një shumë e vogël, por mua më mundësoi të realozoj ëndrrën dhe të përfaqësoj vendin tonë në qendrën e NASAs.
Aty arrita të shoh makineritë që pushtuan sistemin tonë diellor, mësova për eksplorimin e hapësirës dhe u takova me qindra shkencëtar amerikan.

Një falenderim është i pakët për z. Naser Imeri dhe kompaninë e tij të suksesshme.
Pa harruar Departamentin e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, të cilët më vonë gjithashtu ndanë një shumë solide për të mbështetur misionin tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ministrinë e Kulturës që mbuluan biletën kthyese për në Kosovë. Shpresoj që të paktën ju kem bërë krenar juve dhe kombin tonë.