Messi mbush 31 vjet

Një prej futbollistëve që konsiderohet si prej më të mirëve të të gjitha kohërave, Lionel Messi, sot ka mbushur 31 vjet.

Messi ka lindur më 24 qershor të vitit 1987. Ai është një futbollist argjentinas i cili luan si sulmues me klubin spanjoll Barcelona në La Liga dhe me kombëtaren argjentinase.

Që nga mosha 21 vjeç, Messi ka qenë i nominuar për të fituar Topin e Artë. Një vit më vonë, në vitin 2009, ai fitoi çmimet e para të Topit të Artë. Ai vazhdoi dominimin e tij duke fituar edhe tre Topa të Artë në vitet 2010, 2011 dhe 2012.

Ai gjithashtu fitoi në sezonin 2010–11 UEFA Lojtari më i mirë në Evropë. Në moshën 24 vjeçare, Messi u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Barcelonës në të gjitha garat.

Në moshën 25 vjeçare, Messi u bë lojtari më i ri që shënon 200 gola në La Liga. Në shtator 2014, Messi arriti shifrën e 400 golave me klubet dhe kombëtaren që në moshën 27 vjeçare.