Lėndohet ylli i Brazilit, humb ndeshjen kundėr Serbisė

Anësori i Juventusti, Douglas Costa, e ka humbur përballjen vendimtare të Brazilit kundër Serbisë në Kupën e Botës, si pasojë e një lëndimi muskulor.

Costa u fut nga stoli në pjesën e dytë në fitoren 2-0 të Brazilit kundër Kosta Rikës.

Raportohej se ai do ta niste nga fillimi ndeshjen e fundit në grup kundër Serbisë.

Megjithatë, të shtunën mbrëma stafi mjekësor i Brazilit konfirmoi se ai do të mungojë si rezultat i lëndimit muskulor në kofshën e djathtë.

Ai do të mbetet në Sochi me një fizioterapeut dhe mbrojtësin Danilo, i cili është i lënduar po ashtu.