Thaçi e Haradinaj shprehin ngushëllime për vdekjen e Sinanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e basketbollistit Gazmend Sinani.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të basketbollistit, Gazmend Sinani, anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet për familjen Sinani, Federatën e Basketbollit, miqtë dhe fansat e shumtë të përfaqësueses sonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të basketbollistit të përfaqësueses sonë, Gazmend Sinani, i cili po festonte ditëlindjen. Familjes Sinani, miqve dhe FBK-së ngushëllimet më të sinqerta, kurse të lënduarve Granitit, Fisnikut, Altinit dhe Kujtimit u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Haradinaj.