Me veturën zyrtare shëtitet nëpër Fushë Kosovë

Sot rreth orës 16:15 një veturë Qeveritare keqpërdorej nga zyrtari që e drejtonte. Duke kryer blerjet e nevojshme nëpër Fushë Kosovë. Kjo ka ndodhur tek rrethi në Fushë Kosovë.
Madje gjatë kohës sa ishte ndalur kjo veturë, brenda saj pihej duhan. Kjo bije ndesh me rregullat që janë, sepse në veturat zyrtare nuk lejohet pirja e duhanit.

Sipas disa fotove të dërguara në adresë të portalit Vizioni.info shihet vetura zyrtare me targa 3Z-111-14, e cila bënte xhiro nëpër qytet por shfrytëzohej edhe për punë tjera.

Ky nuk është keqpërdorimi i vetëm i veturave. Madje kemi parë abuzime edhe tjera të veturave shtetrore, e që janë blerë dhe shpenzojnë shuma të mëdha të taksapaguesve kosovar.