Shi dhe rritje temperaturash në Shqipëri

Moti në Shqipëri vjen me kthjellime e vranësira të herëpashershme deri afër pasdites, kur pritet shtimi i vranësirave kryesisht në Jug Qendër duke sjellë shira afatshkurtër.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të motit thuajse në të gjithë vendin, ndërsa zonat jugore mbeten me shira të izoluar.

Sipas Meteoalb, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje të lehtë sjell mesdita kryesisht në veriperëndim.