Luajti 87 minuta në Botëror por nuk mban mend asgjë

Renato Tapia luajti për 87 minuta në humbjen e Perusë ndaj Danimarkës në ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës në Rusi, por në fund ishte sikur nuk kishte qenë në fushë fare.

Tapia u largua nga loja tre minuta para fundit pas një përplasjeje kokë me kokë me Kjaer, dhe ka thënë pas ndeshjes se nuk mban mend asgjë çfarë kishte ndodhur për 87 minuta, përveç këndimit të himnit në fillim, transmeton kp.

“Tani jam më i qetë. Nuk mbaj asgjë në mend për lojën, pas goditjes që mora, vetëm e di se ishte ditë e veçantë dhe e dua vendin tim edhe më shumë”, ka thënë mesfushori 22-vjeçar i Feyenoordit.

Në mendjen e të riut pas ndeshjes, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, kishte ngelur vetëm himni i kënduar në fillim të saj.