Do të ngrihem përsëri…

Do të rrëzohem e do më bjerë zemra në tokë, do zvarritem e koka do të më varet në dysheme, do të thërras ty! Do të cirrem e me dhimbjen e zërit të gërvishtur do të kërkoj!

Nuk do të heq dorë…

Edhe kur vetja të më braktisë dhe gjumi të arratiset, kur të arrij fundin e fuqitë të më lënë, nuk do të heq dorë, do të ngrihem më fort, do të thërras ty! Mua më godet e shkuara, më përplas në mure të vjetra e m’a shkund zemrën. Në atë moment krisje, nga thyerja e xhamave, ti gjen rrugën e del në sipërfaqe, ti je plagë që dhemb.

Nuk do të heq dorë, do të rigjej rrugën për t’u kthyer nën catinë e mëndjes tënde, do të ngrihem në këmbë, me shpirtin këputur për të ardhur dhe njëherë në shtëpi. Të kam falur, ose ndoshta stë kam mbajtur inat kurrë, nuk di të të urrej, nuk di si urrehet një shpirt. Ti je ai që më thyen, ti je plagë që dhemb…

Nuk kam mësuar të shërohem prej teje, ti bëhesh më i pranishëm kur unë tentoj të kurohem… Ti erdhe prap mbrëmë, m’a gërvishte plagën dhe ndjeva dhembje. Të kërkova të më lije, dua të shërohem, nuk jam aq e fortë sa të ik prej virozës që je ti, lërmë të marr veten, unë nuk do të heq dorë nga ngirtja ime.

Do të zvarritem, po në një moment do të mbledh gjithë dhimbjen në dy grushtë e do të ec prap. Do qaj, do heq prej shpirti shije të hidhur e do të clirohem prej teje. Do të të mjekoj, besomë, do të mbaj gjallë brenda vetes atë copëz kujtim që më sjell si imazh kohën kur ti nuk ekzistoje!

Ti mund të me hedhësh në tokë, e në rrëzimin tim të ndjesh dhembje! Unë jam e gjallë, frymoj, me duart mbështetur në dysheme, zotohem se nuk do të heq kurrë dorë!

Ndezur oxhakun nën brumin e të ftohtit jashtë…

Do të të kërkoj një ditë, do të të thërras, do të të gjej, me zemrën peshë ngritur në këmbë, nuk dorëzohem!

– Des’antila