ALLAHU KUR TË SPROVON, TË DO

Kur Allahu e sprovon një njeri, vetëm se e ka dashur.. Sprovat janë dy llojesh:

1. Sprovë për frenim apo përmbajtje.
2. Sprovë për ngritje.

Nëse njeriu është mëkatar, i dhënë pas dynjasë dhe i shkujdesur nga Zoti i tij, Allahu e sprovon me qëllim që ta frenojë nga mëkatimi dhe ia rikujton se ka Zot që duhet të adhurohet.

Nëse i sprovuari është besimtar dhe i devotshëm ndaj Zotit të tij, vetëm se është sprovuar për t’iu larë gjynahet dhe për t’iu rritur gradat e tij.

Dy llojet e sprovave vijnë nga dashuria e Allahut mbi robin e Tij, nga mëshira dhe butësia e Tij.Po ta dinim fshehtësinë, do ta zgjedhnim atë që e ka zgjedhur për ne Allahu i Madhëruar.Nga arabishtja: Irfan JAHIU