Kufiri Kozmik, Pyetja E Famshme E Arkitasit

Probleme të mendimit dhe paradokse të lashta

Në shekullin V P.E.S, filozofi dhe ushtari Arkitas shtoi një pyetje në dukje të thjeshtë. Ai tha: “Çfarë ndodh me një shtizë, kur ajo hidhet përtej kufirit të jashtëm të universit? Ai rrikthehet apo zhduket tërësisht nga kjo botë?”. Më vonë filozofët, duke përfshirë Lukrecin e Epikurianëve, do të citonin pyetjen e Arkitasit për të formuluar argumentet e tyre për një univers të pafundëm, infinit.

Lukreci deklaroi se mund të ketë vetëm dy përgjigje të mundshme – një universit infinit ose një lloj kufiri. Të tjerë kanë ndërhyrë në debat, duke theksuar se për aq sa është e pamendueshme një univers i pafundëm, është më e pamendueshme të imagjinohet të qëndrohet buzë të tij dhe shkuar në mosekzistencë. Përderisa nuk ka kuptim që shtiza të përplaset në kufirin e kosmozit dhe të kthehet pas, atëherë nuk duhet të ketë asnjë kufi.