Brazili e Zvicra ndajnë pikët

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin “Rusia 2018”.

Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Blerim Xhemaili kanë bërë paraqitje fantastike për Zvicrën në barazimin 1 me 1, transmeton Koha.net.

Philippe Coutinho kaloi Brazilin në epërsi me një gol shumë të bukur në minutën e 20.

Në pjesën e dytë Zvicra u tregua më e guximshme duke sulmuar në fillim të pjesës së dytë e që iu shpërblye me golin e barazimit në minutën e 50.

Ishte Zuber që shënoi me kokë, pas asistimit nga Xherdan Shaqiri.

Në grupin e “vdekjes” lider tani është Serbia me 3 pikë, kurse Zvicra e Brazili kanë nga një pikë, me Kosta Rikën në vendin e fundit të Grupit E, pa pikë.