138 kosovarët e kthyer nga Londra nuk hynë në karantinë

Janë kthyer nga Londra 138 kosovarë që ishin në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada, ndërsa bëhet e ditur se ata nuk do të futen në karantinë.

Ardhjen e tyre sot e konfirmoi Ambasada e Kosovës në Londër me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, thuhej në njoftim.

Mirëpo të ardhurit nga Londra nuk do të futen në karantinë tek Qendra e Studentëve, këtë e ka konfirmuar doktori, Valdet Hashani.

“138 qytetarët që kanë ardhur nga Londra nuk do të futën në karantinë këtë pasi janë liruar me procedurë nga mjekët në aeroportin “Adem Jashari”, ka thënë ai për Klan Kosova.

“Të gjithë qytetarët do të fute në vetizolim për 14 ditë në shtëpitë e tyre”, deklaroi Hashani.

Ardian H

Read Previous

119 të vdekur nga koronavirusi të shtunën në Itali

Read Next

Francezët pa maska nuk do të lejohen të votojnë më 28 qershor