10 kuriozitete që nuk i dini mbi planetin Tokë

Cili është vendi më i nxehtë në Tokë?
Ndoshta keni dëgjuar se është Lugina e Vdekjes në Kaliforni. E vërtetë në shumë ditë, por El Azizia në Libi regjistroi temperaturën prej 57.8 gradë Celsius në 13 shtator, 1922, temperatura më e lartë e matur ndonjëherë. Në Luginën e Vdekjes shkoi 57 gradë Celsius më 10 qershor, 1913.

Po vendi më i ftohtë?
Shumë larg prej këtu, temperatura më e ftohtë e matur ndonjëherë në Tokë ka qenë -89 gradë Celsius në Vostok, Antarktikë, më 21 qershor, 1983.

Si krijohet bubullima?
Ajri gjatë një vetëtime nxehet jashtëzakonisht, gati pesë herë më shumë se temperatura e Diellit. Kjo nxehje e papritur bën që ajri të zgjerohet më shpejt se shpejtësia e zërit, gjë që e kompreson ajrin dhe formon një valë tronditëse; këtë ne e quajmë bubullimë.

A mund të pluskojnë shkëmbinjtë?
Gjatë një shpërthimi vullkanik, ndarja e dhunshme e gazit nga llava prodhon një shkëmb “të lehtë” që quajtur shkumë, e mbushur me flluska gazi. “Disa prej tyre mund të pluskojnë”, thonë gjeologët. Pak persona i kanë parë, por më mirë të ndihemi me fat për këtë.

A mund të rriten shkëmbinjtë?
Po, por vëzhgimi i procesit është më pak interesant se sa të shohësh bojën si thahet në pëlhurë. Shkëmbinj të quajtur “kore hekur-mangan” rriten në malet nënujorë. Korja e mbledh materialin nga uji, duke u rritur me 1 milimetër në çdo milionë vite. Thonjtë mund të rriten aq çdo dy javë.

Sa pluhur hapësinor bie në tokë çdo vit?
Vlerësimet variojnë, por shkencëtarët thonë se të paktën 1 mijë milionë gramë, ose më mirë 1 mijë ton material hyn në atmosferë çdo vit dhe kalon në sipërfaqen e Tokës. Një grup shkencëtarësh thonë se mikrobet bien si shi nga hapësira dhe se organizmat jashtëtokësorë janë përgjegjës për epidemitë e gripit. Për këtë supozim nuk ka prova, prandaj mos e mbani frymën.

Sa larg e tërheq era pluhurin e zakonshëm?
Një studim i vitit 1999 tregoi se pluhuri afrikan shkoi deri në Florida. Pluhuri ngrihet lart nga erërat e forta të Afrikës së Veriut dhe fluturon deri në 6100 metra lartësi. Aty përfshihet në erëra të tjera dhe transportohet përtej detit. Po kështu edhe pluhuri i Kinës arrin deri në Amerikën e Veriut.

Ku ndodhet ujëvara më e lartë në botë?
Ujërat e Angel Falls në Venezuelë bien nga 979 metra lartësi.

Cilat janë ato qytete të mëdha amerikane të destinuara të bashkohen?
Dheu në San Andreas me drejtim nga veriu në jug po rrëshqet rreth 5 centimetra në vit, duke bërë që Los Anxhelos të lëvizë drejt San Franciskos. Shkencëtarët parashikojnë që Los Anxhelos do të jetë një lagje e qytetit pranë gjirit pas 15 milionë vitesh.

A është Toka një sferë?
Për shkak se planeti rrotullohet dhe është më elastik nga sa mund ta imagjinoni, ai rëndon drejt qendrës, duke marrë formën e një kungulli. Pesha është lehtësuar me kalimin e viteve, por studimet tregojnë se papritur është rritur përsëri. Shkrirja e përshpejtuar e akujve konsiderohet përgjegjëse për “barkun ekuatorial”.

Gazetari

Read Previous

Specialja nis me intervistime të dëshmitarëve

Read Next

Disa kuriozitete interesante mbi planetin Tokë