​Senati hedh poshtë projektligjin e kritikuar nga gjyqtarët dhe BE-ja

Senati polak hodhi sot poshtë një projektligj të kundërshtuar, destinuar për të ndëshkuar gjyqtarët që vënë në dyshim reformat gjyqësore të premtuara nga konservatorët në pushtet dhe i kritikuar nga Komisioni Evropian dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

“Dhoma e Lartë, ku opozita është lehtësisht në mazhorancë, hodhi poshtë këtë projektligj, i ashtuquajtur ‘ligji i mbylljes së gojës’ nga kritikët, me 51 vota pro dhe 48 kundër”, theksoi presidenti i Dhomës së Lartë, Tomasz Grodzki.

Qeveria konservatore e partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) mbron reformat që parashikojnë, sipas saj, të luftojnë korrupsionin dhe pasojat e komunizmit.

Opozita e shikon këtë projektligj si një përpjekje për t’i mbyllur gojën magjistratëve kritikë dhe për të reduktuar pavarësinë në drejtësi./ATSH/

0 Reviews

Write a Review

Gazetari

Read Previous

Dëmet nga zjarret i kushtojnë turizmit në Australi 4.5 milionë dollarë

Read Next

​Senati hedh poshtë projektligjin e kritikuar nga gjyqtarët dhe BE-ja