​Qeveria në dorëheqje nuk ka legjitimitet të dërgojë projektbuxhetin në Kuvend

​Edhe pse nuk përjashtohet mundësia që vendi shpejt të futet në krizë buxhetore, qeveria në dorëheqje nuk po arrin që të bëjë zgjidhje ngaqë nuk ka legjitimitet që të procedojë projektbuxhetin 2020 Kuvendit i cili është konstituar javë më parë me deputetë të rinj.

Rreth 400 mijë qytetarë mund të mbesin pa të ardhura pas 1 prillit. Një problem tjetër në të cilin është futur vendi pas zgjedhjeve të 6 tetorit është se investimet kapitale janë të bllokuara tërësisht deri në miratimin e buxhetit, e të cilat kanë impakt negativ në aspektin ekonomik, deklaron në një intervistë për KosovaPress, zëvendësministri në detyrë i Financave, Fatmir Gashi.

Sipas tij, në rast të mos miratimit të ligjit të ri për buxhetin nga qeveria e re dhe Kuvendi, të gjitha pagesat duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri te shërbimi civil, pensionet dhe asistencat e tjera sociale, shërbimet publike si dhe të gjitha obligimet e tjera buxhetore do të ndërpriten nga 28 shkurti, përkatësisht 31 mars nëse ka vendim nga Kuvendi.

Gashi sqaron se më datën 31 tetor 2019 e ka dorëzuar në Qeveri propozim- buxhetin për vitin 2020, por kjo e fundit nuk ka mundur të aprovojë projektligjin e buxhetit dhe ta dërgojë në Kuvend, pasi ky i fundit nuk ishte konstituuar.

Për më tepër, Gashi pohon se propozim-buxheti mund të trajtohet dhe procedohet nga Qeveria e re te Kuvendi i konstituuar, si organe të nxjerra nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

Mos miratimi i buxhetit, problem më të madh paraqet për Gashin ndalimi i të gjitha projekteve kapitale, që kanë implikime negative drejtpërdrejt në sektorin privat.

Zëvendësministri Gashi nuk përjashton mundësinë që të ketë një marrëveshje politike nga grupet parlamentare që të bëjnë një zgjidhje me buxhetin e ri, ose dëmet sipas tij mund të jenë ta paparashikuara, deri në rrezikimin e shtetit.

Kujtojmë, që pas zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor të vitit që lamë pas, VV dhe LDK janë në përpjekje të vazhdueshme për arritjen e koalicionit qeverisës, por pa rezultate konkrete tash e më shumë se tre muaj

Gazetari

Read Previous

Kurti në Reçak: Ata që urdhëruan masakrën të dënohen

Read Next

Ishte dëshmitari kryesor i masakrës së Reçakut, fakte mbi jetën e mikut të madh të shqiptarëve