​NAGAVCI: PROPOZIMI I PDK-SË S’ËSHTË OBLIGATIV PËR QEVERINË

Lëvizja Vetëvendosje mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 14 prill për shqyrtimin e propozimit të PDK-së për pakon emergjente e ka cilësuar si obstruksione që po i bëhen qeverisë në detyrë nga partitë parlamentare, përfshirë ish partnerin e koalicionit qeverisës LDK-në.

Nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Arbërie Nagavci pas mbledhjes së kryesisë tha se haptazi po shihet bashkëpunimi i LDK-së me partitë e PAN-it.

Derisa theksoi se propozimi i PDK për pakon emergjente është një projekt rezolutë, që sipas saj s’është obligative për qeverinë.

Në anën tjetër, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje gjithë deputetëve të legjislaturës së shtatë të votojnë pakon emergjente të propozuar nga partia e tij në ballafaqimin e pandemisë Covid-19 të martën e javës së ardhshme.

Krasniqi tha se institucioni i vetëm legjitim që mund të votojë pako emergjente është Kuvendi i Kosovës. Pasi sipas tij qeveria në detyrë nuk e ka një kompetencë të tillë.

Mes tjerash, Krasniqi përmes konferecës për media bëri me dije se kanë autorizuar komisionin për legjislacion për të ndërmarrë hapat e duhur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kufizimin e lëvizjes.

Fitore H

Read Previous

Kryeministri britanik Boris Johnson në “fazën e hershme të rimëkëmbjes”

Read Next

Bordi i Telekomit i emëruar nga Kurti është mbledhur, priten shkarkime