​Gashi: Lufta e UÇK-së është e shenjtë, e pastër dhe e pakontestueshme

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka theksuar se nuk është krim të kërkosh liri, krimi më i madh që po ndodh në këtë periudhë të historisë të re, janë aktakuzat e vazhdueshme për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ishim të bashkuar për një qëllim- Kosovën e lirë e të pavarur dhe se lufta e UÇK-së është e shenjtë, e pastër dhe e pakontestueshme, kjo është dëshmi e gjallë që do të konfirmohet mijëra e mijëra herë!

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“A me thotë dikush, a qenka krim me e mbrojtë atdheun prej pushtusve që vranë, masakruan e zhdukën mijëra e mijëra qytetarë të pafajshëm?

A qenka krim me e kap pushkën e me i dal zot vendin tonë? A qenka krim me kërku liri? Natyrisht që JO!

Krimi më i madh që po ndodh në këtë periudhë të historisë të re, janë aktakuzat e vazhdueshme për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ishim të bashkuar për një qëllim- Kosovën e lirë e të pavarur! Lufta e UÇK-së është e shenjtë, e pastër dhe e pakontestueshme, kjo është dëshmi e gjallë që do të konfirmohet mijëra e mijëra herë!

UÇK-ja, nderi i kombit!

Përulemi përjetësisht përpara veprës së lavdishme të të rënëve për liri!

Xhafer Gashi“

Fitore H

Read Previous

Fauci: Bartja e maskave nuk është politike

Read Next

Aktakuza kundër Thaçit e Veselit mbetet në dorën e një gjykatësi francez të Speciales