​Arrestohen dy persona për trafikimin e miliarda fjalëkalimeve

Dy persona u arrestuan, një në Holandë dhe tjetri në Irlandën e Veriut, në kuadër të një hetimi, të drejtuar veçanërisht nga FBI, mbi një trafik të miliarda të dhënave personale të piratuara, të tilla si fjalëkalime, njoftoi sot policia holandeze.

Një i dyshuar 22-vjeçar u arrestua në qytetin Arnhem, në lindje të Holandës, menjëherë pas një informacioni të fshehtë të marrë nga një njësi holandeze e krimit-kibernetik që bashkëpunonte me agjencinë britanike të luftës kundër krimit të organizuar (NCA), FBI dhe policinë gjermane.

“Ai dyshohet se është përfshirë në një posedimin dhe shitjen e emrave të përdoruesve dhe fjalëkalimeve të piratuara dhe ka luajtur një rol lehtësues në fushën e krimit kibernetik”, theksoi policia në një komunikatë duke shtuar se i dyshuari i dytë, gjithashtu i moshës 22 vjeç, ishte arrestuar në Irlandën e Veriut./ATSH/

0 Reviews

Write a Review

Gazetari

Read Previous

Jordyn Woods pozon në rroba banje portokalli të zhytur ndërsa është në Xhamajka me Lori Harvey ndërsa thotë ‘relaksohu me mua’

Read Next

Për një vit, shteti shpenzoi rreth 60 milionë euro për pensionet e veteranëve